Zjarret në Vlorë, Haki Çako: Kemi kërkuar ndihmë nga BE, po dërgojmë trupa me helikopter në Karaburun

schedule12:12 - 3 Gusht, 2021

schedule 12:12 - 3 Gusht, 2021

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka deklaruar nga Vlora se po vijon operacioni për shuarjen e flakëve të cilat janë përhapur me shpejtësi në disa zona. Çako tha se kanë kontaktuar edhe me me qendrën e reagimit ndaj emergjencave civile në Bruksel por një situatë e rënduar paraqitet edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Ai deklaroi se janë dërguar trupa të Forcave të Armatosura me helikopterë në Karaburun për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Çako theksoi se KLSH po operon në terren, por shtoi se tani më me rëndësi është puna e strukturave operacionale në terren.

“Ka forca të shumta edhe nga toka që operojnë në njësi të caktuara. Kemi kontaktuar me qendrën e reagimit ndaj emergjencave civile në Bruksel. Për shkak të situatës së rënduar, të gjitha vendet e Ballkanit janë përfshirë nga temperatura të larta që kanë provuar edhe zjarre. Do të vazhdojmë deri në normalizimin e situatës.

Nuk ka nisur sot operacioni ka ditë që ka nisur. Sot është bërë e domosdoshme intensifikimi i burimeve njerëzore të Forcave të Armatosura dhe shtimi i forcave ajrore. Kemi dërguar helikopter dhe do vazhdojmë të dërgojmë trupa që po operojnë në Karaburun për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Vazhdon operacioni me trupat e strukturave të armatosura. Rreziku është gjithmonë pjesë përbërëse e riskut. Ka një rrezik që është potent.

Me punën e bërë dhe shtimin e resurseve, shpresojmë ta mbajmë nën kontroll situatën. Për shkak të terrenit të vështirë ka vazhduar operacioni edhe dje edhe sot. Kuptohet që synojmë ndërprerjen e avancimit të zjarrit. KLSH është duke operuar dhe është duke bërë punën e vet. Vlen të themi që struktura e forcave operacionale në terren kanë më shumë rëndësi. Është bërë vlerësimi gjatë ditës së djeshme ndaj edhe është kërkuar me urdhër të Peleshit, mbledhja e komitetit për të maskimalizuar kapacitetet dhe për të shtrirë bashkëpunimin mes strukturave vendore”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!