Zjarret në vend, Meta apel autoriteteve: Merrni masat për të neutralizuar çdo vatër

schedule11:36 - 3 Gusht, 2020

schedule 11:36 - 3 Gusht, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e ditëve të fundit të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Meta në reagimin e tij thekson se autoritetet qendrore dhe  vendore duhet të koordinohen në kohë për marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Ndër të tjera ai thekson rëndësinë që ka mbrojtjë e mjedisit duke tërhequr veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve./abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!