Numri i vatrave të zjarrit në vend ka rënë, ndërkohë vijon puna për shuarjen e flakëve të zjarrit në tre zona aktive, fatmirësisht larg zonave të banuara. Emergjencave Civile thanë se në 24 orët e fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 21 prej tyre.
Aktualisht raportohet për 3 vatra aktive në Gramsh, Kurbin e Pogradec.
Prej disa ditësh në fshatin Malbardhë të Kurbinit, pavarsisht ndërhyjes nga banorët e zonës dhe forcat zjarrëfikese nuk kanë mundur të vënë nën kontroll flakët.
“Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor dhe 50 vullnetarë. Vijon puna edhe ditën e sotme nga forca dhe kapacitete e pushtetit vendor”, sipas Emergjencave Civile.
Dy vatra të reja janë ende aktive në fshtrat e Gramshit dhe Pogradecit
“Në fshatin Sojnik dhe Tunjë, bashkia Gramsh, ku vijon angazhimi i strukturave të bashkisë për izolimin e vatrës. Në fshatin Niçë, bashkia Pogradec, për të cilin po punohet nga shërbimi zjarrfikës për shuarjen përfundimtare.”
Emergjencat civile bëjnë me dije se nga zjarret fatmirësisht nuk rrezikohen banesa. Gjatë 24 orëve e fundit u raportuan 24 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar. /abcnews.al