Zjarret që kanë përfshirë disa zoina të Rusisë deri më tani kanë marrë jetën e 3 personave dhe kanë djegur qindra shtëpi duke detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ministri rus i Emergjencave Alexander Kurenkov udhëtoi sot herët në rajonin Kurgan të Rusisë jugore, ku zjarret në pyje janë përhapur në disa fshatra.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai foli për një situatë shumë të vështirë në këto zona.
“Përhapja e zjarrit është bërë e mundur nga pakujdesia e mundshme e zyrtarëve përkatës”, thuhet në një postim në faqen e tij të komitetit.
Ndërkohë gjashtë nga 13 zjarret pyjore që kanë shpërthyer në rajon janë vënë nën kontroll, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Zjarret e mëdha shpërthyen gjithashtu në Sverdlovsk Oblast dhe më në jug në Tyumen Oblast, gjithashtu në Urale./abcnews.al

