Zjarret në Los Angeles ndër më shkatërrimtaret në historinë e SHBA-së

schedule16:21 - 13 Janar, 2025

schedule 16:21 - 13 Janar, 2025

Zjarret shkatërruese që kanë kapluar shtetin amerikan të Kalifornisë gjatë shtatë ditëve të fundit pritet të rezultojnë në dëme dhe kosto historike, duke shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturë, teksa gjithashtu kanë dëmtuar edhe biznese të shumta, raporton Anadolu.

Mijëra banesa janë bërë hi në Kaliforni, ku çmimi mesatar i shtëpive është rreth 780.000 dollarë dhe rreth 3 milionë dollarë në lagjen Palisades, një nga lagjet e goditura nga zjarret që shpërthyen më 7 janar.

Javën e kaluar, AccuWeather vlerësoi se dëmet dhe humbjet ekonomike janë midis 135 dhe 150 miliardë dollarë, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 24.

“Ky zjarr masiv që lëviz shpejtë, i drejtuar nga era, ka krijuar një nga fatkeqësitë më të kushtueshme të zjarreve në historinë moderne të SHBA-së”, tha Jonathan Porter, krye-meteorologu i AccuWeather.

“Erërat e përmasave të uraganit dërguan flakë nëpër lagje të mbushura me shtëpi me vlerë shumë milionëshe”, shtoi ai.

Porter i quajti skenat e shkatërrimit “zemërthyese”, dhe shtuar se dëmi ekonomik është tronditës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!