Të paktën 20 persona janë arrestuar me dyshimin për plaçkitje të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara nga zjarret që shpërthyen në Los Anxheles, thanë zyrtarët.
Autoritetet vendase thanë se policia kishte arrestuar të dyshuar për plaçkitjen e zonave të evakuimit pasi zjarret kanë lënë të paktën dhjetë persona të vdekur dhe dëme të pallogaritshme.
“Brenda natës dhe këtë mëngjes ne kemi arrestuar deri në 20 persona që zgjodhën të shkonin në zonë dhe të grabisnin këta njerëz që kanë kaluar kaq shumë”, tha sherifi i kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna./abcnews.al