Zjarret në Kili, shkon në 112 numri i të vdekurve

schedule08:23 - 5 Shkurt, 2024

schedule 08:23 - 5 Shkurt, 2024

Ka shkuar në 112 numri i të vdekurve në Kili, ndërsa qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e zjarreve.

Zjarret kanë rënë në zonat pyjore në rajonin Valparaiso të Kilit. Gabriel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se do të vinte në dispozicion “të gjitha burimet e nevojshme” për të menaxhuar situatën.

Besohet se është zjarri më vdekjeprurës i regjistruar në Kili. Shumë prej të prekurve po vizitonin rajonin bregdetar gjatë pushimeve verore.

Ekipet e emergjencës po luftojnë për të arritur në zonat më të prekura dhe Ministrja e Brendshme Carolina Tohá tha se numri i të vdekurve do të “arrinte shifra shumë më të larta” në orët e ardhshme.

Qeveria kiliane u ka bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë në zonat e goditura nga zjarret.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!