Evakuimet e detyrueshme kanë vijuar edhe këtë të shtunë në Kaliforni si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin prej ditësh. Zjarri filloi të enjten e kaluar dhe gati 11,000 njerëz janë urdhëruar të lënë banesat.
Zjarri që ka djegur rreth 10,720 hektarë ra për herë të parë në një kodër në veri-perëndim të Los Angeles. Flakët mund të shiheshin për milje larg ndërsa zjarri lëvizte shpejt duke kërcënuar një numër shtëpishë dhe duke detyruar mijëra të largoheshin.
Mëngjesin e sotem flakët ishin pothuajse të përmbajtura. Ventura Lindore, Camarillo, Somis dhe Santa Paula ishin në rrezik, thanë zyrtarët e zjarrit të Qarkut Ventura.
Të premten situata ishte më e neutralizuar, por erërat e fortë mëngjesin e së shtunës favorizuan përhapjen e flakëve./abcnews.al