Vijon të pëprkeqësohet bilanci i viktimave për shkak të zjarreve që po shkrumbojnë prej ditësh Kaliforninë. 71 persona kanë humbur jetën nga flakët, ndërsa mbi 1 persona janë shpallur të zhdukur. Zjarrfikësit vijojnë punën për të vënë nën kontroll zjarret.
Bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni është rritur në 71 të vdekur, ndërsa numri i personave të pagjetur ka tejkaluar njëmijë. Presidenti amerikan Donald Trump pritet që së shpejti të zhvillojë një vizitë në zonën e prekur. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të kryejë një inspektim në vendet që pësuan më së shumti dëmtime nga zjarri me numrin më të madh të viktimave të këtij shekulli.
Trump mund të ballafaqohet me dhimbjen dhe zemërimin e të mbijetuarve. Në një intervistë të regjistruar dhe që do të transmetohet të dielën nga Fox News, presidenti amerikan thotë se u befasua ndërsa shikonte imazhet e zjarrëfikësve që hiqnin degët e pemëve dhe shkurret afër një zjarri, duke shtuar se “kjo duhej të ishte bërë më përpara”.
Së fundi u gjetën edhe 8 viktima të tjera, duke e çuar në 71 të vdekur numrin total të viktimave, ndërsa numri I të zhdukurve u rrit nga 631 në mbi 1 mijë, edhe pse autoritetet amerikane theksojnë se disa emra në listë mund të jenë shkruar dy herë ose në mënyra të ndryshme. Gjithashtu nënvizojnë se mund të ketë edhe persona që i kanë shpëtuar zjarrit por që nuk janë në dijeni se emri i tyre rezulton tek lista e të pagjeturve dhe në këtë mënyrë nuk kanë kërkuar që emri i tyre të fshihet.
Ndërkohë, dëmet materiale janë të pallogaritshme. Zjarrëfikësit vijojnë punën e tyre për të vënë nën kontroll flakët që kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara./abcnews.al