Disa pamje të publikuara, të cilat janë marrë nga një dron thuhet se tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret që përfshinë qytetin historik të Lahaina, në ishullin Maui, Hawaii.
Dhjetëra njerëz në ishull kanë vdekur nga zjarret, ndërsa shumë ndërtesa dhe automjete janë shkatërruar gjithashtu. Të paktën 93 persona kanë vdekur, duke e bërë incidentin më vdekjeprurës të ndodhur në SHBA që nga viti 2018.
/abcnews.al