Zjarret në Hawaii, Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule20:09 - 10 Gusht, 2023

schedule 20:09 - 10 Gusht, 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për katastrofë në Hawaii dhe ka zhbllokuar ndihmën federale për ishujt e shkatërruar nga zjarret.

Ndihma mund të përfshijë grante për riparime banesash dhe shtëpish, kredi me kosto të ulët për të mbuluar humbjet e pronave të pasiguruara dhe programe të tjera.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se administrata po “po punon shumë ngushtë me Hawaiin” ndërsa lufton me zjarret shkatërruese që kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur.

36 persona kanë vdekur, mbi 10 mijë janë evakuuar dhe qindra shtëpi dhe dyqane janë shkatërruar. Ishulli më i prekur është Maui./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!