Numri i viktimave nga zjarret që përfshiu ishullin Maui muajin e kaluar ka shkuar në 97 ndërsa numri i të zhdukurve gjithashtu është 31, tha guvernatori i shtetit amerikan të Hawaiit, Josh Green.
Më 8 gusht, një zjarr u përhap në Hawaii duke shkatërruar ose dëmtuar rreth 2200 ndërtesa. Deri më tani, nga 97 trupat janë identifikuar vetëm 74 persona.
Pasi zjarri pothuajse e fshiu Lahainën nga harta, kërkimi për trupa ishte pothuajse i pamundur.
Autoritetet u kanë bërë vazhdimisht thirrje të afërmve të personave të zhdukur që të japin mostrat e ADN-së me shpresën se do të jenë në gjendje të identifikojnë të vdekurit.
/abcnews.al