Zjarret në Hawaii, 115 viktima dhe 1100 të zhdukur, FBI: Numri ka të ngjarë të rritet

schedule09:31 - 23 Gusht, 2023

schedule 09:31 - 23 Gusht, 2023

Dy javë pas zjarreve vdekjeprurëse që shkatërruan ishullin Maui, Haëaii , autoritetet e këtij shteti amerikan njoftuan se 1100 persona rezultojnë të zhdukur, për pasojë kërkojnë ndihmën e familjarëve për gjetjen e tyre.

Ndërkohë për fat të keq, është konfirmuar se si pasojë e zjarreve 115 persona kanë humbur jetën. Tragjedia mund të rezultojë të jetë e përmasave edhe më të mëdha, me një bilanc shumë më të rëndë.

Pasi zjarri pothuajse fshiu nga harta qytetin turistik të Lahaina (12 mijë banorë) , emrat e mijëra personave të zhdukur shfaqen në faqet e rrjeteve sociale ose në dosjet e agjencive të ndryshme policia, Kryqi i Kuq, strehimoret e zjarrfikësve, etj.

Qëllimi është të jemi në gjendje të përcaktojmë se sa dhe kush janë ende të zhdukur, tha agjenti special Stephen Merrill për mediat. Pas studimit të listave, policia federale numëron “1,100” të zhdukur, shtoi ai.

Numri ka të ngjarë të rritet pasi FBI ende po mbledh të dhëna shtesë në terren. Për këtë, FBI ka krijuar një linjë telefonike dhe ka inkurajuar të afërmit e personave të zhdukur që të kontaktojnë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!