Zjarret në Australi zbulojnë një sistem ujor më të vjetër se piramidat

schedule12:30 - 22 Janar, 2020

schedule 12:30 - 22 Janar, 2020

Kanale të gjera uji të ndërtuara nga australianë autoktonë mijëra vite më parë janë zbuluar pas zjarreve në shtetin e Victoria .

Peisazhi Kulturor Budj Bim, i përbërë nga kanale dhe diga të ndërtuara nga shkëmbinj vullkanikë, është një nga sistemet më të gjera dhe më të vjetra të kulturës në botë, sipas UNESCO . E ndërtuar nga njerëzit e Gunditjmara më shumë se 6.600 vitemë parë, është më e vjetër se piramidat e Egjiptit, raporton abcnews.al

Ndërsa sistemi ujor ishte i njohur për arkeologët – ai u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s korrikun e kaluar – seksione shtesë u zbuluan nga zjarret që kanë kaluar përmes shtetit Victoria në dhjetor.

Përfaqësuesi i Gunditjmara Denis Rose, menaxher i projektit në grupin jofitimprurës Gunditj Mirring  tha për  CNN  : “Kur u kthyem në zonë, gjetëm një kanal të fshehur.  Ishte rreth 25 metra (82 këmbë),një madhësi mjaft e konsiderueshme,” tha Rose.

Ai tha se struktura të tjera të reja që ngjasojnë me kanale dhe pellgje tani ishin të dukshme në peizazhin e djegur. “Ishte një surprizë që zjarret e zbuluan,” shtoi ai.

Sipas faqes së internetit të Korporatës Aboriginal – e cila është pjesë e Parkut Kombëtar Budj Bim – sistemi ujor u ndërtua nga popullsia indigjene duke përdorur shkëmbinjtë e bollshëm vullkanikë nga një vullkan tani i përgjumur në atë zonë.

UNESCO tha që njerëzit e Gunditjmara përdornin sistemin për të ridrejtuar dhe modifikuar rrugët ujore .

 

“Peisazhi Kulturor Budj Bim ruan një dëshmi të jashtëzakonshme për traditat kulturore, njohuritë, praktikat dhe zgjuarsinë e Gunditjmara,”

Zjarri pranë parkut kombëtar u shkaktua nga një goditje rrufeje në fund të dhjetorit, e cila u përhap në rreth 790 hektarë (3 kilometra katror), tha Mark Mellington, menaxher i rrethit për Menaxhimin e Zjarreve në Victoria.

Për të mbrojtur trashëgiminë botërore, zjarrfikësit punuan me grupet lokale për të identifikuar vendet me rëndësi kulturore duke përdorur disa teknika të veçanta.

“Këto veprime parandaluan që zjarri të përhapej përtej linjave të kontrollit duke mbrojtur kështu vendet kulturore nga dëmtimi,” shtoi ai.

Gunditjmara ishte një nga disa grupe njerëzish indigjenë që banonin në pjesët jugore të shtetit të sotëm të Victoria . Popullsia e saj besohej të ishte në mijëra vetë para viteve 1800, por u zvogëlua në mënyrë të konsiderueshme pasi mbërritën evropianët, raporton abcnews.al

Rose tha se ai ishte i lehtësuar që zjarret nuk shkaktuan shumë dëme në rajon në krahasim me pjesët e tjera të Australisë .

“Gjatë javëve të ardhshme, ne po shpresojmë të bëjmë një studim gjithëpërfshirës të trashëgimisë kulturore për të kontrolluar zonat që nuk janë regjistruar më parë,” tha ai./Përshtati në shqip:abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!