Zjarret vijojnë të jenë një shqetësim për Australinë, ku si pasojë janë djegur 11 milionë hektarë tokë të djegur dhe miliona kafshë të ngordhura.
Këtë të premte autoritetet e Kryeqytetit të Australisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi zjarret janë zgjeruar në jug të Kanberas. Zjarret më të mëdha në jug të kryeqytetit australian janë duke djegur më shumë se 18,500 hektarë.
Banorët e këtyre zonave kanë paralajmëruar se mund të evakuohen në çdo moment. Gjatë muajve të funditKanbera është duke u përballur me zjarret më të këqija prej vitit 2003.
Australia është duke u përballur me krizë të zjarreve nga muaji shtator i vitit të kaluar. Të paktën 33 persona kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar gjatë kësaj periudhe./abcnews.al