Situata me zjarret është përkeqësuar në Tiranë.
Ministria e Mbrojtjes thotë se në fshatrat Spanesh dhe Kazie, po evakuohen banorët nga banesat.
“Tiranë
Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret.
Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

