Të paktën 7 mijë persona janë evakuuar dje si pasojë e zjarreve katastrofike në New Mexico, në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, ndërsa më shumë se 500 ndërtesa janë shkatërruar.
Si pasojë e zjarreve janë djegur rreth 80 kilometra katrorë. Situata po përmirësohet, por autoritetet kanë frikë se erërat e forta do të komplikojnë më shumë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Please keep the Mescalero Apache (and surrounding communities) in your prayers as they battle wildfires on their reservation in New Mexico. Thank you. pic.twitter.com/q7vHQTYWg8
— Lakota Man (@LakotaMan1) June 18, 2024
New Mexico ka vite që po përballet me thatësirën, e cila është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.
Në të njëjtën kohë, në Kaliforni, gjithashtu në pjesën perëndimore të SHBA-së, është ndezur zjarri më i madh me të cilin është përballur ky shtet këtë vit, në një zonë rurale në veriperëndim të Los Anxhelosit.
Zjarret kanë shkatërruar mbi 60 kilometra katrorë bimësi që nga e shtuna.
/abcnews.al