Disa vatra zjarri mbeten ende aktive në vend, por ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se ato janë nën kontroll dhe pa rrezik për zonat e banuara. Në një postim në Facebook, Peleshi shprehet se veç ndërhyrjes nga ajri, vijojnë ende punën në terren Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile.
Ministri i Mbrojtjes thekson se roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor.
NIKO PELESHI NË FACEBOOK
“Zjarret vijojnë të mbeten aktive në vend, por të gjitha janë nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për zonat e banuara. Veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave. Megjithatë, roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor.” s.b/abcnews.al/