FOTO/ Zjarr te “Rezervat e Shtetit” në Lundër, digjen karrige dhe tavolina

schedule20:14 - 16 Korrik, 2021

schedule 20:14 - 16 Korrik, 2021

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në godinën e “Rezervave të Shtetit” në Lundër. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, pasi brenda saj ka pasur edhe bateri makine.

Flakët kanë përfshirë magazinën nr.3 e cila ndodhet pranë magazinës ku ruhen materialet zgjedhore. Deri më tani raportohet që janë djegur vetëm tavolina dhe karrige të vjetra që nuk përdoren më dhe jo dokumente.

Tashmë policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e saj si dhe shuarjen e flakëve.

“Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!