Zjarr në tragetin me 300 persona në bord, operacion i madh shpëtimi në brigjet suedeze

schedule17:04 - 29 Gusht, 2022

schedule 17:04 - 29 Gusht, 2022

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në brigjet suedeze pas një zjarri që shpërtheu në një traget me 300 persona në bord.

Zjarri i cili tashmë është vënë nën kontroll ka filluar në një kamion frigorifer që ndodhej në traget, i cili ishte nisur nga Suedia për të shkuar në drejtin të Letonisë.

“Zjarri është vënë nën kontroll”, tha për AFP, Lisa Mjorning, zëdhënësja e autoriteteve portuale suedeze.

Në vendngjarje janë dërguar tre helikopterë dhe shtatë varka. Në bord ndodhen rreth 240 pasagjerë, me 50 deri në 60 anëtarë të ekuipazhit. Për momentin nuk ka raportime për të lënduar, pasi alarmi është ngritur rreth orës 12:30 me orën lokale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!