Një shtëpi e të moshuarve në Itali është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar vdekjen e një të moshuare dhe plagosjen e 11 të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur në “Casa di Arianna” në Parma. Sakaq në vendngjarje kanë mbërrritur menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Në lidhje me ngjarje ka reaguar kryebashkiaku i Parmës, Michele Guerra, i cili shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjarët re tyre.
/abcnews.al