Zjarr në Sherrisht të Vlorës. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke djegur shkurre dhe bimësi.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse paraqitet e vështirë për shkak të terrenit malor në zonë. Autoritetet janë në gatishmëri dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. Nuk ka probleme për banesat.


