Zjarr në një traget në Bangladesh, humbin jetën 32 persona

schedule08:48 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 08:48 - 24 Dhjetor, 2021

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një traget në jug të Bangladeshit, sipas një njoftimi të policisë. Sipas shefit të policisë, numri i viktimave mund të jetë më i larët.  Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e zjarrit, ndërsa disa të tjerë u mbytën pasi ranë në lumë.

Në traget ndodheshin rreth 1000  persona , sipas Nazmul Alam, një zyrtari. Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë Jalokati, 250 kilometra në jug të kryeqytetit, Dhaka.

Sipas ekspertëve,  ngjarjet tragjike të kësaj natyre ndodhin kryesisht për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së trageteve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!