Të paktën pesë persona humbën jetën tragjikisht dhe 36 të tjerë u plagosën në një zjarr në një ndërtesë të madhe apartamentesh në Hong Kong mëngjesin e së mërkurës.
Të paktën 40 persona u dërguan në spital, ndërsa gjashtë janë në gjendje të rëndë. Shërbimi zjarrfikës tha se zjarri filloi në katin e parë dhe të dytë të pallatit 16-katësh, ku ndodhej një palestër.
Pesë personat që humbën jetën mesa duket po tentonin të arratiseshin nga godina. New Lucky House ka 200 apartamente dhe është ndërtuar në vitin 1964.
Guvernatori i Hong Kongut John Lee shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe tha se agjencitë përkatëse janë urdhëruar të ofrojnë ndihmë për të gjithë ata që janë prekur nga zjarri.
Hong Kongu, një koloni britanike deri në vitin 1997, është një nga zonat më të populluara në botë.
/abcnews.al