Të paktën 34 persona humbën jetën sot në një zjarr që shpërtheu në një depo karburanti në Benin pranë kufirit me Nigerinë, njoftoi Ministri i Brendshëm Alassan Seydoux.
Sipas informacioneve, midis viktimave janë edhe dy foshnje.
Nigeria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në botë dhe kontrabanda e karburantit është e zakonshme përgjatë kufijve të saj, veçanërisht kur qeveria dha subvencione për të mbajtur çmimet të ulëta.
/abcnews.al