Një burg në Stamboll është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar 20 të lënduar. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit në burgun Umraniye, në anën aziatike të qytetit.
Të burgosurit e burgjeve në Turqi kanë djegur dyshekët në të kaluarën për të protestuar ndaj kushteve. Sipas informacioneve, personeli i burgut fillimisht u përpoq të shuante një zjarr që shpërtheu në një nga repartet, por u detyruan të thërrisnin zjarrfikësit pasi zjarri doli jashtë kontrollit.
Në burg ndodhen rreth 1000 të burgosur.
/abcnews.al