Zjarr në një banesë në Tiranë, banorët shpëtojnë të miturin

schedule11:47 - 14 Janar, 2021

schedule 11:47 - 14 Janar, 2021

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjtje në Tiranë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një banesë te një pallat në hyrje të zonës së Freskut.

Gazetarja Xhensila Kodra mëson se apartamenti ishte në pronësi të një çifti të ri me dy fëmijë të vegjël. Ndër të tjera bëhet me dije se në momentin e flakëve një prej fëmijëve ndodhej në banesë por fatmirësisht kanë qenë banorët që e kanë bërë të mundur shpëtimin e tij.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se fatmirësisht nga flakët nuk ka asnjë të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2021, rreth orës 11:30, në rrugën e Teleferikut, në Dajt,  ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.S., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/abcnews.al