Një banesë është përfshirë nga zjarri në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kukur.
Sipas policisë, zjarri në banesën e 80 vjeçarit dyshohet se ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në llampën e ndriçimit.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë për vlerësim./abcnews.al