Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Rusi si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një azil.
Ngjarja ka ndodhur në Isbuldino, në Republikën Bashkir të Rusisë ku si pasojë e flakëve të zjarrit kanë humbur jetën 11 persona.
Në azil në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin të pranishëm 15 persona ku 4 kanë arritur të shpëtojnë vetë, ndërkohë fatkeqësisht jetën humben nën flakë 11 prej tyre.
Trupat të pajetë janë gjetur pasi zjarri është shuar. /abcnews.al