“Zjarr në malin e Tërbunit”, Peleshi: Në vend kanë mbetur pak vatra ende të pashuara

schedule13:29 - 12 Gusht, 2021

schedule 13:29 - 12 Gusht, 2021

Në të gjithë vendin kanë mbetur pak vatra zjarri ende të pashuara. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndërsa bën një përditësim rreth  situatës së përgjithshme të zjarreve në vend.

Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar. Ndërsa, mbetet ende një vatër në fshatin Patalej, ku sipas ministrit, është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri

Sa i përket situatës në Majën e Rrubës, Peleshi thotë se ajo është nën kontroll. “Po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla.”

Një vatër zjarri është raportuar në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku thuhet se janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll.

POSTIMI

“Në të gjithë vendin kanë mbetur pak vatra zjarri ende të pashuara, ndërsa tashmë është fituar beteja në Karaburun e Dukat.
Të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar.
Mbetet ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Por situata është nën kontroll.
Në Majën e Rrunës, në njësinë administrative Malzi të Kukësit situata është nën kontroll. Po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla.
Është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!