Flakët e zjarrit kanë përfshirë këtë të diele kodrat me ullinj në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Burime për Abc News bëjnë me dije se zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 3 ha dhe dëmet paraprake janë të konsiderueshme.
Ndërkohë paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.
Aktualisht forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.e.su./abcnews.al