Ballsh, fiket zjarri në magazinë/ Kishte lëndë të djegshme, u evakuuan disa familje

schedule11:47 - 19 Gusht, 2024

schedule 11:47 - 19 Gusht, 2024

Flakët që përfshinë një magazinë me karton dhe ferizol në  ish uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh  u shuan  mëngjesin e të hënës.

Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.  Banorët e dy shtëpive aty pranë u evakuuan nga policia.

Shkaku I flakëve mbetet e I panjohur.  Policia ka nisur hetimet  ndërkohë ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë.

Magazina ka qenë  e mbyllur  prej disa muajsh. Uniformat blu po kërkojnë pronarin e saj.

Ndërkohë nga tete vatrat e zjarrit që përshinë  zona të ndryshme në Fier javën e shkuar  u dogjën  ullishta,  vreshta  e pemë të ndryshme në Karbunarë dhe Çërrilë.

Flakët shkaktuan dëme në bujqësi dhe në Frakull.

Sipas një bilanci paraprak   përllogariten rreth  5000 rrënjë ullinj të djegura dhe dhjetëra hektar  vreshta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!