Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në depon e “Comodita Home”/ Gjakovë, autoritetet: Ende nuk është zbuluar shkaku i flakëve

schedule17:58 - 9 Janar, 2026

schedule 17:58 - 9 Janar, 2026

Një nga depot e fabrikës Comodita Home në Gjakovë, është përfshirë nga flakët pasditen e së enjtes. Vetë kompania njoftoj se fatmirësisht punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe njësitë e zjarrfikësve, në përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.

Aktualisht, ende nuk janë konstatuar shkaqet e ndezjes së zjarrit dhe nuk mund të përllogaritet vlera e dëmit material.



Comodita Home është një nga kompanitë më të mëdha që opërojnë brenda territorit të Kosovës, por tregu i saj është ndërkombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!