Zjarr në Berat, digjen dhjetëra hektarë pyje

schedule11:22 - 29 Maj, 2020

schedule 11:22 - 29 Maj, 2020

Dhjetëra hektarë pyje janë përfshirë nga flakët malin  e fshatit Remanicë qëndra administrative  Velabisht Bashkia Berat. Burime për abcneës.al bëjnë me dije se zjarri  që ka përfshirë gjithë sipërfaqen e kësaj zone vijon, pasi terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Ndrkohë kjo nuk është hera e parë që në kodrat përreth Beratit dhe Urës Vajgurore përfshihen nga zjarret ,kjo për hapjen e kullotave ose për karrierat e perpunimit te gurit.

Ndërsa shkrumbohen çdo vit sipërfaqet e gjelbëruara askush nuk mban përgjegjësi për  këtë  dhe asnjë nuk është vënë në pranga.Flakët ende vijojne të djegin siperfaqe tokë në mal./abcnews.al