Erërat e forta nxitën një zjarr gjigant në Kaliforni që u përhap me shpejtësi, duke djegur shtëpi dhe zhvendosur mijëra banorë.
Zjarri shpërtheu të mërkurën në veriperëndim të Los Anxhelosit, një zonë që ka parë disa nga zjarret më shkatërruese në vite dhe kërcënoi sigurinë e 3,500 strukturave në zonat periferike, fermat dhe bujqësore përreth Camarillo.
#MountainFire seen from Santa Paula, California
People from Santa Paula were told to prepare to leave because fire is still raging. pic.twitter.com/1WZqVayhlv— Climate Coach 🌊 (@climatecoachofx) November 7, 2024
Për shkak të zjarrit të madh, u urdhërua evakuimi i më shumë se 10 mijë njerëzve ndërsa sinoptikanët paralajmëruan për kushte “ekstreme dhe kërcënuese për jetën”.
“Është shumë intensive,” tha shefi i Zjarrfikësve të Qarkut Ventura Trevor Johnson në një konferencë shtypi të mërkurën pasdite.
Pamjet ajrore të zjarrit tregojnë dhjetëra shtëpi të përfshira nga flakët.
State of California
This is what a large forest fire looks like from a helicopter.
Houses are burning in Ventura County. Several dozen houses have already burned down, hundreds of residents are forced to flee. pic.twitter.com/Y93rRzmmKp— Dada Shastoni (@DadaShastoni) November 7, 2024
/abcnews.al