Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr i madh pranë Los Angeles kërcënon mijëra shtëpi, lëshohet urdhër evakuimi për shumë zona

schedule10:56 - 9 Shtator, 2024

schedule 10:56 - 9 Shtator, 2024

Mijëra shtëpi dhe ndërtesa u kërcënuan të dielën nga një zjarr jashtë kontrollit në lindje të Los Angeles, mes një vale të nxehti shumëditore që ngriti temperaturat në të gjithë rajonin.

Zjarrfikësit shtetërorë thanë se tre zjarrfikës u plagosën dhe më shumë se 35,000 ndërtesa u kërcënuan, sipas mediave të huaja, ndërsa autoritetet lëshuan urdhra evakuimi për shumë zona.
Zyrtarët e qarkut, të cilët shpallën një emergjencë të shtunën në mbrëmje, lëshuan urdhra evakuimi për Running Springs, Arrowbear Lake, zonat në lindje të autostradës 330 dhe rajone të tjera.

I ashtuquajturi zjarri i Linjës po digjej përgjatë skajit të Pyllit Kombëtar të San Bernardino, rreth 65 milje (105 kilometra) në lindje të Los Anxhelosit. Që nga mëngjesi i së dielës, flakët kanë djegur rreth 70 kilometra katrorë bar, duke lënë një re të dendur tymi të errët që mbuloi zonën.



Zjarri ka nisur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa shkaku është duke u hetuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!