Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, ndërsa policia ka bllokuar rrugën që të çon te vendi ku ka shpërthyer zjarri.
Zjarrfikësit në vendngjarje kanë konfirmuar se është përfshirë nga flakët magazina e kompanisë “Agris”.
Sipas informacioneve nga faqja e tyre zyrtare, kompania “Agris” merret me importin dhe shpërndarjen e produkteve kimike për pastrim, mjeteve mbrojtëse, shamponëve, detergjentëve, produkteve prej letre dhe pajisjeve për sektorin e gastronomisë.