Qindra persona janë evakuuar në Spanjën jugore për shkak të një zjarr të madh të rënë gjatë ditës së sotme.
Ekipet zjarrfikëse po punojnë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve në vargmalin Sierra Bermeja në provincën e Malagas.
Të paktën 500 persona u evakuuan pranë qytetit turistik të Esteponas, ndërsa trafiku rrugor është ndërprerë.
? DECLARADO #IFHinojos, #Huelva, en paraje Arroyo del Algarbe. Intervienen: 9 #BomberosForestales, 1 #TOP, 1 #AAMM, 1 autobomba y 1 helicóptero de transporte y extinción.
? A la llegada de nuestros medios pic.twitter.com/dGm2etI7KA
— INFOCA (@Plan_INFOCA) September 9, 2021
Vatrat e zjarrit po përhapjen brenda ditës. Rreth 250 zjarrfikës ndodhen në terren, ndërsa po ndihmohen nga 29 avionë.
Shërbimi rajonal i shuarjes së zjarrit tha se terreni i thyer e kishte bërë operacionin për fikjen e tij, mjaft të vështirë.
“Ka shpate të theksuara dhe ka një erë të fortë perëndimore që po e ndërlikon punën,” tha Infoca në një deklaratë. m.v/abcnews.al