Ish ministri i Brendshëm, Bajram Yzeiraj thotë se i gjithë zinxhiri i institucioneve që kontrollohej nga Sali Berisha, u bë bashkë asokohe kur ishte kryeministër, për të fshehur fajtorët e 21 janarit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Yzeiraj u shpreh se akuza duhet të jetë, vrasje në rrethana cilësuese.
“Do të thotë, i gjithë ai aparat shtetëror ato shërbime publike, deri tek ekspertët e mjekësisë ligjore, u vunë në shërbim për ta fshehur ngjarjen. Kush i urdhëroi? Si shpjegohet që ranë dakord të tërë për të prishur gjithçka. Prandaj i them prokurorit, të qëndrojë ofrt pas ligjit, të bëhet burrë, të mbajë akuzën, i kanë nxjerrë vetë provat ata. Është bashkëpunim, është bashkëpunëtor për të fshehur ekzekutorët. Cilët janë bashkëpunëtorët? Nuk ka shpërdorim detyre këtu. Akuza duhet të jetë, vrasje në rrethana cilësuese, neni 79. Në mbjedis publik, ato vrasje, duhet të përgjigjen edhe këto funksionarët e lartë. Duhet të diferencohen bashkëpnëtorët në krim, mund ta kishin frenuar”, theksoi ai./abcnews.al

