Kur vetëm 2 orë na ndajnë nga nisja e finales, Argjentinë-Francë, legjenda e “gjelave”, Zinedine Zidane iu drejtua kombëtares franceze përpara finales së Kupës së Botës 2022.
Zidane tha se të luash në finalen e Kupës së Botës është një ëndërr fëmijërie, si dhe inkurajoi të tijët për të arritur një tjetër sukses, në nivel ndërkombëtar.
“Të luash në finalen e Kupës së Botës është një ëndërr fëmijërie. Le të marrim yllin e tretë! Shkoni përpara, Les Bleus!”,- shkruan Zidane në rrjetet e tij sociale.
Ndërlaq, kujtojmë se Franca fitoi Kupën e Botës 1998 dhe Kupën e Botës 2018.
View this post on Instagram