Gjendja njerëzore shtrihet në një spektër të gjerë midis “të mjerueshmes” dhe “të lumturës”. Në sferën ekonomike, mjerimi priret të rrjedhë nga inflacioni i lartë, kostot e larta të huamarrjes dhe papunësia. Mënyra e sigurt për të zbutur këtë mjerim është përmes rritjes ekonomike. Krahasimi i metrikës së vendeve mund të na tregojë shumë se ku në botë njerëzit janë të trishtuar ose të lumtur.
Në 157 vendet që janë në “listën e mjerimit”, tre pozitat e para i zënë Zimbabve, Venezuela dhe Siria. Sipas listës së publikuar nga profesori i Universitetit Johns Hopkins, Steve Hanke, kupton se si varfëria dhe inflacioni, ashtu edhe kushtet e luftës konsiderohen vendimtare për vendosjen e shteteve në këtë kategori.
Për sa i përket Shqipërisë, ajo është poshtë mesit të listës, në vendin e 97, ndërsa për vendet anëtare të BE-së që janë para saj në renditje, përfshihen ndër të tjera Burkina Faso dhe Guatemala.
Pak më lartë janë Spanja në vendin e 90-të dhe Italia në vendin e 92-të, ndërsa në pozitat e fundit të indeksit Gjermania është e 135-ta dhe Franca në vendin e 117-të në listë.
Në krye të listës, Zimbabve është vendi më i palumtur në botë, përpara Venezuelës, Kubës dhe Sirisë së shkatërruar nga lufta.
Sundimi i Robert Mugabe në Zimbabve e ka zhytur vendin në korrupsion, dhunë dhe krizë ekonomike, duke krijuar një valë varfërie.
Megjithëse ish-presidenti i ndjerë u rrëzua në vitin 2017, vendi i pasur me minerale ende jeton nën hijen e rëndë të mbretërimit të tij 37-vjeçar.
Në dhjetëshen e parë ende përbëjnë Libani, Sudani, Argjentina, Jemeni, Ukraina, Kuba dhe Turqia, pra vende që janë në mes të konflikteve dhe një krize të thellë ekonomike.
Brenda top 20-shit, ndodhet Irani dhe Bosnje-Hercegovina.
Britania është më e pakënaqur se vitin e kaluar, duke u ngjitur nga vendi 153 në 129 në shkallë.
Ecurinë e kundërt ndoqën SHBA, të cilat ranë nga vendi 102 në 134.
Papunësia ishte faktori më i madh, me vetëm 3.4% të amerikanëve (5.7 milionë) të papunë në prill, niveli më i ulët në dekada.
Vendi më i pakënaqur i vitit të kaluar, Kuba, e cila pësoi një rritje të inflacionit në vitin 2021, e nxitur nga një rënie prej 95% e vlerës së monedhës së saj, pesos, tani është në vendin e nëntë, menjëherë pas Ukrainës.
Ndërkohë Rusia është në vendin e 76-të.
Zvicra nga ana e saj ka mbetur në fund të listës.
Vendi i Evropës Qendrore është një nga më të pasurit në botë dhe renditet ndër më të mirët për sa i përket jetëgjatësisë, kohës së kaluar në arsim dhe pagave mesatare, sipas Indeksit të fundit të Zhvillimit Njerëzor të OKB-së.
Pas vendit evropian në fund të renditjes ndodhen Kuvajti, Irlanda, Japonia dhe Malajzia.
Lista e vendeve më të pakënaqur:
/abcnews.al