Zieni bananet, pini lëngun e tyre dhe më pas flini, do të zgjidhni një problem të rëndë shëndetësor

schedule13:20 - 5 Shtator, 2022

schedule 13:20 - 5 Shtator, 2022

Ndoshta nuk e keni menduar kurrë ose mund t’ju duket joreale, por lëngu i bananes ka shumë aftësi të dobishme. Në fakt, ju mund të shpëtoni nga një problem serioz, me të cilin janë përballur shumica e njerëzve, për shkak të stresit dhe ritmit të shtuar të përditshmërisë!

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe lidhet me shumë funksione jetësore por edhe me pamjen tonë, pasi është vërtetuar se lidhet me lëkurën, rrathët e zinj dhe peshën tonë.

Ju prezantojmë një truk krejtësisht natyral në mënyrë që të flini më lehtë dhe të keni më shumë energji kur të zgjoheni.

Shumë e quajnë “çaj bananeje” dhe e vërteta është se ky përshkrim është afër realitetit.

Pra, shikoni recetën që do t’ju bëjë të keni një gjumë të qetë:

Përbërësit:

1 banane, mundësisht organike
1 filxhan ujë të nxehtë
pak kanellë (opsionale)

Përgatitja është shumë i thjeshtë dhe ju vetëm duhet të zieni ujin dhe të grisni bananen në të. Më pas përzieni derisa banania të tretet pothuajse plotësisht.

Përveçse është e dobishme për gjumin tuaj, kjo pije sipas nutricionistëve mund t’ju ndihmojë edhe në rastet e dhimbjes së stomakut, marramendjes apo dobësisë së përgjithshme./abcnews.al