Zielinski: Tatuazh për titullin? Më duhet t’i marr leje mamasë…

schedule10:52 - 28 Shtator, 2019

schedule 10:52 - 28 Shtator, 2019

Napoli beson fort se ky mund të jetë viti i duhur për të rrëzuar Juventusin nga froni. Ekipi i Ancelotti ëndërron triumfin në Serie A dhe rikthimin e titullit kampion pas 30 vitesh në jugun e Italisë.

Piotr Zielinski është një nga pikat kyçe të mesfushës. Polaku ka folur për “Sky Sport”, mbi mundësinë e bërjes së një tatuazhi në rast se Napoli shpallet kampion.

“Nuk kam tatuazhe dhe do i merrja leje mamasë në fillim. Na duhet të fitojmë shumë ndeshje për t’u shpallur kampionë. Do e bëja me kënaqësi një tatuazh për titullin, sepse do të mbeste në historinë e klubit”, thekson Zielinski. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!