Real Madrid nesër do të luajë kundër Valencias (21:00) dhe një ditë përpara kësaj ndeshje, Zinedin Zidane doli në konferencë për shtyp për të shpjeguar situatën e ekipit para ndeshjes. Përballë është një ekip mjaft serioz dhe Zidane e di mirë këtë.
Francezi foli edhe për infektimet e Casemiro dhe Hazard si dhe për situatën fatkeqe, që belgu po tregon. Zidane tregon edhe për mosaktivizimin e dyshes Isco-Modric. Sipas tij Ramos është mes më të mirëve të historisë.
ISCO – “Ajo që ai duhet të bëjë është të vazhdojë të punojë, unë insistoj në këtë pjesë ër të. Ai nuk ka pasur momente të mira, por do ta tregojë talentin e tij, kemi shumë ndeshje përpara”.
MODRIC – “Është shembullor, shumë i rëndësishëm për ekipin. Unë duhet të zgjedh njëmbëdhjetë dhe Luka është pjesë e rëndësishme e ekipit. Nuk dyshoj në këtë pjesë.”
REAGIMI I EKIPIT – “Shumë pozitiv. Lojtarët e mi kur janë në vështirësi kanë karakter. Ka momente të komplikuara dhe është diçka njerëzore.”
FATI I KEQ PËR HAZARD – “Ai është i fortë, po kalon një moment delikat me ato dëmtime. E rëndësishme është se ndihet mirë shpirtërisht.”
ME MUNGESA NDAJ VALENCIAS – “Ne i përshtatemi situatës. Kemi njerëz për të luajtur. Është gjëja më e rëndësishme. Loja është e komplikuar, e vështirë sepse përballë është një rival i madh.
RAMOS – “Ai është njëri prej më të mirëve të historisë. Çfarë ka bërë, çfarë është, çfarë përfaqëson … Unë mendoj kështu.”
PANDEMIA – “E tillë është jeta, ne duhet t’i përshtatemi situatës që mund të jetë më e keqe. Kjo ndodhi me Militao, tani Casemiro dhe Eden (Hazard), duhet ta pranojmë. Ka njerëz që po kalojnë kohë shumë të keqe. Është diçka shqetësuese sepse seanca stërvitore ka qenë ndryshe sot “.
HAZARD DHE CASEMIRO – “Emocionalisht janë mirë, fizikisht ata kanë pak shqetësime. U dërgova një mesazh dhe do të flas më vonë me ta”, tha ndër të tjera trajneri. /abcnews.al