Zidane, Pochettino e Conte: Tronditen pankinat e “big”-ëve të Europës

schedule09:05 - 27 Maj, 2021

schedule 09:05 - 27 Maj, 2021

Merkato në klubet e mëdha europiane nis nga trajnerët. Zinedine Zidane do të lërë Real Madrid dhe ka mbetur vetëm të dalë njoftimi i klubi spanjoll.

Vetë francezi ka vendosur të largohet dhe ka disa opsione për të ardhmen, mes tyre marrja e drejtimit të kombëtares së Francës. Së fundmi emri i tij ka dalë edhe te PSG.

Gazetari Nicolo Schira shkruan se Mauricio Pochettino mund të mos konfirmohet te francezët për sezonin e ardhshëm. Te PSG po reflektojnë për të marrë vendimin e duhur.

Leonardo thuhet se nuk ka një raport të mirë me trajnerin argjentinas dhe do të donte të emëronte dikë tjetër në vend të tij. Zidane mund të jetë një opsion i mirë, sikurse edhe Antonio Conte.

Ky i fundit u largua dje zyrtarisht nga Interi, klub që do të lirohet edhe nga paga e Luciano Spalletit. Tekniku italian është pranë zyrtarizimit te Napoli, që i ka bërë gati një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, më pagë 3.5 milion euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!