Sezonin tjetër Real Madrid mund të ketë një trajner të ri. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga prestigjiozja gjermane “Bild” dhe sipas saj bëhet fjalë për teknikun e RB Leipzig, Julian Nagelsmann.
Presidenti Perez dhe drejtuesit madrilenë mesa duket nuk i kanë “përtypur” ende eleminimet nga Superkupa e Spanjës dhe nga Kupa e Mbretit. Trajneri Zidane është në muajt e fundit të tij të drejtimit dhe ajo që pritet është vetëm fundi i sezonit për ta shkarkuar atë.
Nga ana tjetër gjermani Nagelsmann qëndron në krye të listës së emrave për zëvendësuesin e Zizous. Edhe pse vetëm 33-vjeç, Julian arriti ta dërgonte Leipzigun deri në gjysmëfinalen e Champions League sezonin e kaluar, duke i suprizuar që të gjithë. /abcnews.al