Real Madrid po përjeton një situatë shumë të vështirë gjatë ditëve të fundit, me ekipin e Zidan që dhimbjen më të freskët ka humbjen me shifrat 2-0 ndaj Shakhtar në Champions League.
Direkt pas ndeshjes gazetarët e pyetën francezin nëse është i gatshëm të dorëhiqet nga klubi dhe trajneri u përgjigj negativisht në mënyrë kategorike. Ndërkohë nga Spanja vijnë lajme se pozitat e Zidane në klub nuk janë aspak si më parë.
Sport zbulon se një pjesë e lojtarët e kanë humbur besimin te Zidane dhe janë të pamotivuar dhe të demoralizuar. Trajneri nuk ka më pozicionin e njeriut të pa kundërshtueshëm dhe të dashur te dhomat e zhveshjes dhe ky është një problem.
Një nga më të mërziturit me francezin është Eden Hazard. Belgu është i mërzitur për deklaratat e shumta dhe informacionet e tepërta, që Zidane ka bërë për dëmtimet e ish-yllit të Chelseas. /abcnews.al