Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zidane i hutuar: Nuk kam asnjë shpjegim, kjo nisja më e keqe në histori

schedule09:19 - 29 Nëntor, 2020

schedule 09:19 - 29 Nëntor, 2020

Real Madrid u shokua mbrëmjen e djeshme kundër Alaves, pasi u mposht me rezultatin 1-2 në shtëpi. Kjo ishte humbja e tretë në këtë sezon për madrilenët në La Liga dhe tashmë e shikojnë veten gjashtë pikë larg vendit të parë që mbahet nga Atletico Madrid dhe Real Sociedad.

Trajneri Zidane është habitur pas ndeshjes, pasi priste një ndeshje të mirë nga djemtë e tij, duke parë dhe lojën e mirë që zhvilluan në Champions kundër Interit. “Nuk kam një shpjegim. Kishim momente të mira dhe të këqija. Kur ata shënuan një gol pas tre minutash, gjërat u bënë shumë të komplikuara për ne.

Në Milano luajtëm shumë mirë, por realiteti ynë është në këtë ndeshje. Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë, të rikuperojmë lojtarët dhe të ndryshojmë dinamikën e lojës. Nuk kemi qëndrueshmëri”, deklaron francezi pas ndeshjes.

“Duhet të gjej një zgjidhje me lojtarët, gjë që nuk mund ta them këtu. Nuk duhet të mendojmë vetëm negativisht. Duhet të shikojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe të përpiqemi që të jemi sa më të qëndrueshëm. Ky është fillimi më i keq i sezonit që kemi bërë ndonjëherë”, përfundon Zidane, për të cilin sikur të mos mjaftonte humbja erdhi dhe ai dëmtim i Eden Hazard në pjesën e parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!