Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane, i ka thurur elozhe mesfushorit gjerman, Toni Kroos. Sipas Zidane, Kroos është futbollisti më i mirë që ka stërvitur, duke lënë pas emra si Modric, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.
“Kur kam drejtuar për herë të parë Realin e Madridit, isha i lumtur se do të bëhesha trajneri i Kroos. Kur do të tërhiqem, do të mund të them se kam punuar me më të mirët: Cristiano Ronaldo, Bale, Modric. Por do të them edhe se kam punuar me Toni Kroos, që për mua është më i miri.
“E admiroj mënyrën si stërvitet, sa profesional është. Të flasësh me të do të thotë të flasësh me një njeri të jashtëzakonshëm. Kroos mund të luajë si numër 6, por nuk ka probleme të rreshtohet edhe si 10. Ai përshtatet në çdo pozicion. Më pas ka një cilësi të madhe: është i qetë kur është në fushë.
Di të luajë me të dy këmbët dhe kjo më magjeps. Toni është një djalosh i rezervuar dhe i qetë. Por kur flet, ai flet me të gjithë: trajnerin, drejtuesit, shokët e skuadrës”, u shpreh Zidane./abcnews.al