Zidane flet hapur: Gabova në pjesën e parë, Bale në stol ishte vendimi im

schedule19:06 - 1 Shkurt, 2020

schedule 19:06 - 1 Shkurt, 2020

Reali i Madridit arriti të triumfojë 1-0 në derbin kundër Atleticos, falë një goli të Karim Benzema në pjesën e dytë. Pas ndeshjes, Zidane u vu para gazetarëve, në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Nuk isha aspak i lumtur me pjesën e parë, prandaj bëra dy zëvendësime. Kroos dhe Isco janë lojtarë të shkëlqyer, por më duhej gjerësi në fushë. Fajin për atë pjesë të parë për t’u harruar, e kam vetëm unë si trajner.

Në pjesën e dytë, ndryshuam mënyrën e lojës, lojtarët kishin më shumë dëshirë për të fituar. Jam shumë i lumtur për futbollistët e mi, e merituan fitoren. Lucas Vazques dhe Vinicius Junior bënë 45 minuta të shkëlqyera, ishte pikërisht ajo që kërkoja prej tyre, gjerësi dhe sulme nga krahët.

Nuk funksionoi ideja me 5 mesfushorë qendre. Atletico rezistoi mirë në mesin e fushës. Bale? Ishte i gatshëm për të luajtur, por kur erdhi koha për të marrë një vendim, vendosa të zgjedh tjerët para tij”, tha mes të tjerash Zidane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!